Qeprej fillimit me 'Gangnamstyle' veres qe kaloi, vlera e kompanise
se babait te rreperit korean eshte rritur nga 28 ne 360 milione dollare.
Titulli eshte rritur me 590% ne nje vit, ne listen e Seul me 7,6%.
Per analistet eshte nje fenomen i 'pajustifikueshem'. Kenget e tij
mund dhe te mos pelqehen dhe stili i tij mund te jete gjithcka por vetem
'Gentleman', jo. Por nuk diskutohet qe PSY, kengetari topolak i Korese
se Jugut veres qe kaloi perjetoi nje sukses mbarekombetar fale
'Gangnamstyle'.
Ajo qe prek behet ar. Duke perfshire dhe kengen e dyte 'Gentleman' qe
rrezikon te kaloje termetin e pare ne Youtube. Pak rendesi ka se
origjina e tij si nje pasardhes i nje familjeje ndermarresish ne lagjen
elegante te Seul lidhet me shume deshtime.
Me shume mundesi ai tashme nuk do te ndalet me, por dhe keshtu duke
funksionuar vetem si imazh, ka arritur te dyfishoje vlerat. Ne qershor,
para se te shperthente 'Gangnamstyle', DI Corp levizte ne burse me nje
kapital konstant prej 28 milionesh.
Pastaj papritur titulli fluturoi ne 360 milione dollare pak dite me
pare, me debutimin e 'Gentleman'. Madje jane rritur dhe aksionet qe kane
filluar te funksionojne serish. Ne vitin e fundit aksionet e
konkurrenteve te DI Corp jane rritur mesatarisht me 37%, ndersa ato te
'Gentleman' kane rregjistruar nje rritje me +590%.