Bukuroshja nga Vushtria, Kaltrina Mikushnica, ka realizuar një fotosesion të ri me Bleron Cakën dhe me fustanët e Linda Zushi Plakollit, ku pos që ka shfaqur bukurinë e saj të jashtëzakonshme, ka treguar edhe linjat perfide trupore.
Në katër foto ajo duket me një
fustan ngjyrë të kuqe të mbyllur, me një shprehje të sentimentalitetit
të shoqëruar nga shikimi ‘vrasës’.
Por, panoramike është pamja krahas
bukurisë së Kaltrinës në imazhet tjera. Në një prej dy fotografive me
fustan të bardhë ajo duket sikur sirenat e librave mitologjike greke.
Se ajo është larg prej modeleve më
të mira shqiptare, Kaltrina e dëshmoi në fotografinë e fundit më poshtë.
Fustani i gjelbërt në qiellin e kaltër të liqenit në prapavijë e shfaq
Kaltrinën si një ikonë stili dhe bukuri të rallë. Për më shumë, shikoni të gjitha imazhet më poshtë.
Kaltrina Mikushnica pos që është
fytyrë e njohur e reklamave të MiniMax njihet edhe zi prezantuese në
televizionin Klan Kosova. /Telegrafi/