Tyson, i cili është shndërruar në aktor, ka zbuluar gjatë një emisioni se teksa jetonte te një prej ish të dashurave të tij, ajo kishte gatuar një prej pëllumbave të tij të preferuar.
“Unë isha duke u takuar me një zonjushë të re dhe ajo për një moment më tha se si kam nerva t’i mbaj pëllumbat dhe se ata duhej gatuar”.
“Nuk i mora seriozisht këto pohime të saj derisa ajo e mori një prej tyre dhe e gatoi. Dhe thjesht nuk munda të besoj. Nuk ishte gjë e mirë.i Por, ishte shtëpia e saj dhe atëkohë jetova te ajo dhe prandaj ka mundur ta bëjë”, ka thënë Tyson.
Ai shtoi se pak kohë pas këtij gjesti të saj ai kishte vendosur që të ndahej pasi e kujtonte me mall pëllumbin e tij.