CR7 dhe e dashura e tij Irina Shyak ne krize?

Ronaldo Irina 2


 Ronaldo Irina














CR7 dhe e dashura e tij Irina Shyak ne krize?
Gjuha e trupit shpreh me shume se fjalet dhe kjo duket shume e qarte ne keto fotografi te Cristiano Ronaldos dhe Irina Shyak. Modelja ruse ka patur nje fytyre te nevrikosur dhe ka qene teper e ftohte, pasi ka dale nga nje restorant ne Madrid me te dashurin e saj te famshem.
Ajo i ka patur duart e kryqezuara perpara, dhe me shume sesa njegjest per t’u mbrojtur, ka qene nje gjest qe tregonte zemerim. Ky fustan i zi transparent, pavaresisht se nuk ia shuan dot bukurine magjepsese qe ka, ja thekson me shume fytyren e merzitur.
Ajo eshte dukur e stuhishme, dhe pa shprehi te tjera ne fytyre, te pakten gjate shkrepjes se ketyre fotove. Teorikisht, Irina mund te jee merzitur per shkak te kapeles se vendosur sporivisht ne koken e te dashurit te saj, nderkohe qe ajo eshte teper klasike, dhe kjo i shkon shume.
Ndoshta ajo thjesht eshte ndjere ne siklet qe po del ne publik me nje mashkull qe kerkon vazhdimisht te jete trendi per moshen qe ka. Nga ana tjeter, nuk mund t’i vesh faj nje Cristiano Ronaldo-je qe ka kaluar nje nate te keqe pas humbjes perballe Borussias, dhe eshte perseri ne perpjekje per t’i folur asaj. Ajo nuk reagon fare, thjesht ecen duke ‘mos degjuar e pare’, duke vene ne pah kembet e saj elegante dhe fine. Sa keq qe nuk na ka dhuruar nje buzeqeshje!