Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri vazhdon të befasojë publikun me lukun e saj.
Kohëve të fundit ajo për të cilën është komentuar dhe kritikuar më shumë Dafina, ka qenë pikërisht dukja e saj, ndryshimi i stilit, dobësimi ekstrem dhe së fundmi flokët.
Kjo nuk është hera e parë që Dafina të imitojë këngëtaret e njohura botërore, pas Rihannës tani e ka radhën këngëtarja angleze Jessie J, e cila kohë më parë u bë tullace duke i dhen flokët e saj për bamirësi, ndërsa Dafina i ka prerë thjesht për qejf, duke dashur të duket si ajo.
Ne kemi siguruar një fotografi që Dafina e ka publikuar në rrjetet sociale dhe një të këngëtares Jessie J, sa për ta pasur më të qartë se për çfarë bëhet fjalë.