Çifti dyshohet se ka rënë teksa ishin duke kryer marrëdhënie intime
në dritaren e banesës së tyre. Xhami i dritares është thyer dhe që të dy
të rinjtë kanë fluturuar për dhjetëra metra e janë përplasur në shesh
për vdekje.
Një çift gjeti vdekjen pasi ra nga dritarja e apartamentit të tyre në qytetin Uhan në Kinën qendrore.
Çifti dyshohet se ka rënë teksa ishin duke kryer marrëdhënie intime në dritaren e banesës së tyre. Xhami i dritares është thyer dhe që të dy të rinjtë kanë fluturuar për dhjetëra metra e janë përplasur në shesh për vdekje.
Nga pamjet që qarkullojnë në internet, shihen trupat e pajetë dhe trotuari i mbuluar nga gjaku. Policia dhe hetuesit që mbërritën në vendngjarje gjetën trupat lakuriq. Hetimet kanë nisur, ndërsa në qendër të kritikave në qytet janë vendosur edhe ndërtuesit për cilësinë e dobët të dritareve në ndërtesat shumëkatëshe që ngrihen njëra pas tjetrës.