Një program në Kosovë i ka bërë një surprizë këngëtares Zanfina Ismajli, pasi kanë pyetur një hoxhë se si do të shkojë jeta e saj.
Hoxha ka daklaruar se ajo është një artiste që e do shumë rinia, është shumë e guximshme, por në familje ka probleme, sepse ka shumë magji që janë të hershme. Gjithashtu hoxha ka thënë se familja e saj, e ndihmuar edhe nga motra, Adelina, do të kenë së shpejti një biznes.
Parashikimi tjetër është se Zanfina do të marrë një propozim për martesë.
Pasi e ka dëgjuar hoxhën, siç raporton panorama, Zanfina ka thënë se nuk ia ka qëlluar asgjëje, pasi ajo nuk është e guximshme, familja e saj nuk e ka ndërmend që të hapë biznes dhe se nuk duket as në horizont ndonjë plan për martesë.