Një mesazh në shishe e hedhur në Oqeanin Atlantik që nga brigjet lindore të Kanadasë në vitin 1985 u zbulua 28 vjet më vonë në Kroaci, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
“Mary, je me të vërtetë e mrekullueshme. Shpresojmë se do t’i mbajmë lidhjet. Ju premtova se do t’ju shkruaj. Miku juaj, Jonathon”, shkruhej në mesazh.
Matea Medak Rezic, një kroate, 23 vjeçe, e zbuloi këtë shishe. “Kjo shishe ndodhej në plazh”, deklaroi ajo.
“Dikush e ka shkelur, sepse shishja ishte thyer, por mesazhi është në gjendje të mirë”, theksoi ajo. Matea e kishte fotografuar mesazhin dhe e kishte postuar në “Facebook”.
“Dikush e ka shkelur, sepse shishja ishte thyer, por mesazhi është në gjendje të mirë”, theksoi ajo. Matea e kishte fotografuar mesazhin dhe e kishte postuar në “Facebook”.