Rihanna është prekur nga gripi dhe laringitisi, që ka bërë që ajo të anulojë dhe koncertin e dytë këtë javë.
Këngëtarja është pritur që të performojë në Baltimore më 12 mars, por koncerti është shtyrë. Të dielën krijuesja e hitit “Diamonds”, anuloi po ashtu edhe koncertin në Boston, për shkak të sëmundjes së lartpërmendur.
“Boston kjo është gjëja më e vështirë me të cilën duhet të merrem. Unë ndihem thuajse e kam pritur përgjithmonë këtë ditë dhe jam e lënduar pse ju kam zhgënjyer. Unë urrej që të zhgënjej njerëz që më mbajnë gjallë. Faleminderit për fjalët”, ka shkruar Rihanna në Twitter ditë më parë.
Që nga kjo kohë Rihanna nuk është shprehur më në Twitter dhe sipas një komunikate, ajo po tenton të riaftësohet dhe pritet të kthehet në skenë më 14 mars në Philadelphia.