Pesë shenja që tregojnë se është i dashuruar (VIDEO)

Nëse doni ta dini se a është me të vërtetë i dashuruar, ja disa shenja që mund t'ju ndihmojnë në këtë drejtim.
E zini duke ju shikuar 
Meshkujve u pëlqen të shohin atë që e duan. Nëse nga të gjitha ato femra, që janë rreth teje, ai të zgjedh ty për t'i hedhur sytë, atëherë mund të jesh e sigurt se ka një tërheqje të thellë.
Ai ju shikon në sy 
Kur jeni afër njëri-tjetrit, duke biseduar, ai ju shikon thellë në sy, sepse kjo është mënyra e tij për ta shprehur afeksionin dhe lidhjen emocionale që ka me ty.
Ai flet për të ardhmen 
Nëse ai ju tregon planet e tij për të ardhmen dhe nuk e përmend faktin që ju mund të jeni me të, por jep tërë kohën shenja të tilla, atëherë ai definitivisht ka ndjenja për ju. Kjo do të thotë se e sheh të ardhmen me ju.
Vesh rrobat që ia blini 
Nëse i keni dhuruar diçka për të veshur për njërën nga festat e fundit, dhe ai e vesh atë, kjo është shenjë e mirë. Jo se meshkujve u intereson shumë pamja e jashtme, por sepse ata ju lejojnë të ndërhyni në një pjesë të egos së tyre.
Ju qëndron afër në publik 
Vendi ku qëndron ai, kur dilni thotë shumë për vendin që keni në jetën e tij. Nëse ai mundohet të jetë gjithnjë afër jush, kjo do të thotë se është i interesuar dhe mundohet të jetë brenda zonës, ku mund ta prekni dhe të flisni me të