Ka kohë që është në lidhje dashurie me këngëtarin nga Shqipëria Big Basta, për të cilin la edhe Prishtinën. Dhe Vesa Luma çdo ditë e më shumë po e ndjen veten me fat, përballë njeriut të saj të zemrës. Shumë herë ka rrëfyer për këtë dashuri, madje për çdo moment të bukur Vesa ka njoftuar edhe fansat e saj përmes rrjeteve sociale.
Së fundmi, derisa ka uruar fansat e saj për ditën e të dashuruarve, Shën Valentin, ajo ka treguar se ndihet vajza më e dashuruar në botë. “Edhe për ju do të ketë një zemër një ditë! Mjafton t’i jepni mundësi atyre që ju duan vërtetë! Gëzuar Shën Valentini nga unë – vajza më e dashuruar në botë!”, ka shkruar Vesa në profilin e saj në facebook