Imazhi i saj dhe bukuria qe ajo rrezaton, e kane bere te jete nje nder femrat me te pelqyera te ekranit shqiptar. Pas nje eksperience te gjate si prezantuese e motit ne “Abc News”, kete here ajo premton te sjelle nje format krejtesisht te ri, ne Televizionin Klan. Kjo eshte Floriana Garo, bukuroshja qe perfaqesoi Shqiperine ne “Miss World”. Ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter”, Floriana Garo rrefen punen e madhe per formatin me te ri ne Tv Klan “Jo vetem mode”, pergjegjesin e madhe qe ka si moderatore, si dhe permbajtjen qe ka ky emision duke sjelle ne ekran, trendet dhe eventet e fundit, mode, kinematografi, art, arkitekture, pikture dhe showbiz nga bota e Shqiperia. Duke filluar nga e shtuna, “Jo vetem mode” do te shfaqet cdo pasdite dhe do te kete nje audience te rafinuar me shije, por do te jete edhe per ata qe duan te dine me shume rreth modes e cdo gjeje te bukur qe na rrethon.
Kete te shtune ne ekranin e Tv Klan, nis emisioni “Jo vetem mode”. Cilat jane risite qe sjell ky format per here te pare ne Klan dhe Klan HD?
Emisioni “Jo vetem mode”, starton kete te shtune ne oren 20 e 15 min ne Klan HD. Emisioni do te fokusohet tek moda, arti, tek arkitektura. Do te jete ne forme kronikash dhe kuriozitetesh. Patenta e ketij emisioni eshte italiane, ku krahas ketyre kurioziteteve nga automania si kinematografia, moda apo ndonje fushe tjeter, do te kete ne qender edhe evente dhe personazhe shqiptare, qe do vijne per publikun ne nje rrefim krejtesisht te ri. Pra, 2/3 e emisionit, do te jene te fokusua ne materialet e huaja nga Hollivudi dhe Italia dhe 1/3 e ketij formati, do t’i kushtohet materialeve nga bota shqiptare.
Si lindi ideja per te sjelle kete format “Jo vetem mode”, ne televizionin Klan?
Ideja per te realizuar kete lloj formati, ka qene e kahershme. Kjo gje eshte diskutuar prej kohesh nga drejtuesit e Televizionit Klan, vonesa ka qene per ceshtje kohe ne menyre qe te finalizonim dhe te vendosnim cdo gje si duhej. Besoj se ky emision i mungonte prej kohesh ekranit te Klanit, kushtuar modes, showbizit apo personazheve nga fusha te ndryshme te jetes. Ne keto momente, jam shume e lumtur qe u konkretizua ky format.
Imazhi juaj prej disa kohesh eshte bere i njohur jo vetem si prezantuesja e motit ne “AbcNews”, por edhe si nje ikone e bukurise shqiptare. Si do te vije Floriana si moderatore e nje emisioni?
Pa diskutim qe eshte nje pergjegjesi akoma me e madhe. Megjithate, jam e lumtur pasi e kam pritur kete cast prej shume kohesh dhe per faktin se sfida ime si moderatore ne Festivalin e RTSH-se, me ka dhene akoma me shume eksperience ne kete drejtim. Nje faktor qe me ka stimuluar akoma me shume, eshte dhe eksperienca ime si moderatore e motit ne “Abc News”, me ka bere qe te jem komode perpara kamerave dhe te gjithe publikut qe me ndjek permes ekranit. “Jo vetem mode”, do me sjelle ne versionin tim origjinal, te jem vetvetja ne cdo moment.
Po persa i perket stafit?
Te realizosh nje emision eshte shume e veshtire, por me nje staf te forte dhe te gatshem per te ndihmuar ne cdo drejtim, arrihet cdo gje. Drejtori i Programacionit ne Televizionin Klan, Albert Dumani, ka qene ndihma ime me e madhe, pa harruar dhe regjisorin Bojken Lako dhe gazetarin, i cili ma ben me te lehte punen. “Jo vetem mode” do te shfaqet cdo te shtune pasdite dhe do te kete nje audience te rafinuar me shije, por do te jete edhe per ata qe duan te dine me shume rreth modes e cdo gjeje te bukur qe na rrethon. Pervecse nje emision informues nga fusha te ndryshme, “Jo vetem mode” premton dhe nje format argetues per teleshikuesin.
Ardhja juaj ne Shqiperi, ka qene nje sukses i vertete. Mes ketyre angazhimeve mendoni se karriera juaj eshte vleresuar maksimalisht?
Patjeter! Prej disa muajsh e kam pare veten ne qender te vemendjes dhe me vjen mire, pasi po permbush qellimin tim. Fakti qe prezantova Festivalin, ishte nje arritje e madhe ne karrieren time dhe krahas kesaj, e shoh qe jam aty ku duhet te jem!
Si nis nje dite per ju, duke ditur qe koha tashme eshte e limituar?
Qe kur kam nisur pergatitjet e emisionit, koha per mua eshte e limituar. Gjate gjithe kohes jam mes angazhimeve, pasi ne kete emision, nuk jam thjesht nje prezantuese, por jam mbrapa xhirimeve, intervistave etj. Dita nis me zgjimit heret duke ardhur ne pune, ku e shikoj veten ne cdo moment te dites me impenjime, qe nuk i le dot ne mes.
Theksuat se prezantimi ne Festivalin e RTSH-se ishte nje eksperience qe ju ka ndihmuar ne kete drejtim…?
Ne momentin qe me propozuan qe isha nje nder prezantueset e ketij edicioni, u gezova shume, por ne te njejten kohe ishte nje surprize e madhe, pasi ka qene nje enderr prej shume kohesh. Pas gjithe kritikave pozitive qe mora pas Festivalit, jo vetem nga miqte dhe te njohurit, por edhe nga mbeshtetja qe me dha publiku gjate atyre tri neteve. Kjo do te jete prova ime, per te pare se sa vlej ne ekran!
Cili eshte personazhi qe do te cele puntaten e pare te emisionit “Jo vetem mode”?
Eshte shume e rendesishme te thuhet qe personazhi qe do cele dyert e ketij emisioni, eshte Zonja e pare e Shqiperise, Odeta Nishani. Ne kete profil, ajo rrefen jeten e saj para dhe pas, si Zonje e pare. Kemi marre detaje nga cdo aspekt i jetes dhe familjes saj. Fakti qe pranoi te hapte emisionin tone, ishte nje kenaqesi e jashtezakonshme per mua dhe gjithe stafin realizues te emisionit “Jo vetem mode”. Izaura Ndoj Koha Jone