Rita Ora del me James Arthur?

Rita Ora raportohet se ka dalë në një takim sekret në një klub striptizi me James Arthur, dhe fituesi i spektaklit “X Factor” raportohet të jetë “i pushtuar” nga këngëtarja kosovare.
Rita duket se ka gjetur një mënyrë të mirë për të larguar përqendrimin e mediave dhe të publikut nga jeta e vërtetë private. Ajo së fundi foli me admirim për shoqen e saj të mirë, Cera Delevigne, duke nxitur spekulime se ka joshje për gjininë e njëjtë dhe se mes tyre mund të ketë edhe më shumë se miqësi.
Por, sot mediat britanike nxjerrin në pah një të vërtetë tjetër. Rita është duke dalë me fituesin e edicionit britanik të spektaklit “X Factor”, James Arthur. Dyshja dje janë parë në lokalin Silks Gentlemen në Leeds, West Yorkshire, para se të largohen nga lokali përmes dyerve dytësore në orët e hershme të mëngjesit.
“Ata ishin të paepur të mos shihen. Ata u futën në klub përmes derës së pasme dhe u larguan ndaras për të shmangur fotografimin së bashku. James ka bërë përpjekje të mëdha të kalojë kohë me të. Ai është i pushtuar nga ajo”, ka thënë burimi për The Sun.
Kjo nuk është hera e parë që Rita dhe James kanë shijuar një dalje së bashku. Të shtunën e kaluar (9 shkurt), dyshja ishin parë në një after-party pas paraqitjes së James në koncertin “X Factor Live” në Birmingham. /Telegrafi/