Fama e tij sa vjen e shtohet, ama me rritjen e tij, shtohen edhe armiqtë. Javën që lamë pas, ndërsa ishte i ftuar në studion e emisionin “ This is Hit” të “ G. M. Radio”, me ndërhyrjen e fansave Noizy ka sqaruar konfliktin që ka ekzistuar mes tij dhe këngëtarit Blero.
“ Ndërsa isha në Kosovë tek miku im MC Kresha, atij i mbërriti një sms nga Blero, në të cilin shkruhej: ‘ Ke bërë gjë duet me Noizyn?’ Mc Kresha i ktheu përgjigje dhe i tha: ‘ Po kam bërë duet me të’. Pas mesazhit te Kreshës atij i vjen një tjetër sms prej Bleros në të cilin shkruhej: ‘ Po si ke bërë duet me të, ai ka sharë Getin e Tingullit Trent. Atij do t’i bëjmë këtë, e këtë’, plot sharje… Mc Kresha s’kishte si synim të ma tregonte, por unë kur e pashë që rrudhi vetullat, ia rrëmbeva celularin dhe lexova mesazhin. Më parë s’kisha pasur kontakte me të, po kur mora vesh se ishte në Tiranë, shkova ta sqaroja muhabetin tek Taiëani. Më shpëtoi sepse kërkoi ndihmën e rojeve të sigurisë. Ju e dini që unë kam një vajzë dhe s’lejoj kënd të më fyejë nga familja. Megjithatë tanimë situata me Bleron është qetësuar. Ai kërkoi ndjesë përmes një viedoje të publikuar në youtube, dhe tashmë relatat tona janë normale. Kjo u vërtetua më së miri edhe gjatë turit që mbajtëm në Amerikë, unë, ai dhe Zaimina”, sqaron Noizy, i cili aktualisht është i angazhuar me shumë koncerte. Shumë duete presim këtë vit prej tij, një prej tyre do të jetë edhe ai me këngëtaren kosovare, Genta Ismajli.
Kliko katrorin per te pare videon
Kliko katrorin per te pare videon