“Vret” babanë me “plumb në kokë”

tirane 
Polica e Tiranës ka zbardhur vrasjen e një 56-vjeçar, i cili mendohej se ishte vetëvrarë por nga hetimet rezultoi se ai ishte vrarë nga i biri.


Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në Valias ku 56-vjeçari Rasim Leka mendohej se ishte vetëqëlluar me armë zjarri në gjendje të dehur,transmeton zeri.
Sipas të dhënave të uniformave blu të kryeqytetit rezulton se Rasim Leka është ekzekutuar nga djali i tij, E.Leka, pas një konflikti të çastit. Rasim Leka ka mbërritur i dehur në banesë dhe është konfliktuar me të birin duke i kërkuar llogari se përse nuk punonte, dhe priste të mbante frymën gjallë ende nga babai i tij. Duke se sherri me fjalë ka degjeneruar në konfrontim fizik dhe më pas në përdorimin e armës.
Mësohet se Rasimi i ka drejtuar armën tip automatik djalit të tij dhe ky i fundit ka mundur që t’ia rrëmbejë dhe ta qëllojë për vdekje.