Greqi Shqiptarit peng i prenë gishtat, ia nisën gruas me zarf

greek 


Policia greke ka zbardhur dje për publikun një ngjarje të rëndë e të pazakontë të ndodhur me një muzikant shqiptar. Ai është marrë peng nga tetë persona, 7 prej të cilëve shqiptarë, më 31 janar 2013. Sipas Policisë, 59-vjeçari u mbajt peng deri më 27 mars 2013, kur u bë i mundur lirimi i tij. Gjatë kohës që shqiptari mbahej i rrëmbyer, keqtrajtimet ndaj tij kanë qenë nga më çnjerëzoret, ndërsa gruas në shenjë presioni i është dërguar me zarf një gisht i prerë i bashkëshortit. Autorët e pengmarrjes kërkonin një shumë prej 125 mijë eurosh nga gruaja e shqiptarit, duke kërcënuar se do të vrisnin të shoqin e saj nëse shuma nuk paguhej. Ngjarja është hetuar nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës së Drejtorisë së Sigurimit të Atikës, në bashkëpunim me Policinë e Janinës dhe Agjencinë e Inteligjencës Kombëtare. Më 27 mars 2013, shqiptari është lënë i lirë ndërsa policia ka thënë se shkak për rrëmbimin e të dëmtuarit ishin konfliktet për “shkeljen e marrëveshjes” dhe humbja e parave të transferimit të 200 kg hashash, nga Greqia drejt Gjermanisë. Policia greke ka thënë dje se për disa muaj, gruaja e shqiptarit nuk pranoi të dorëzonte shumën që kërkonin pengmarrësit. Më 27 shkurt 2013, gruaja e të rrëmbyerit mori një zarf, ku ndodhej një gisht i prerë dhe një copë letër, në të cilën shkruhej në gjuhën shqipe: “Kjo nuk është një shaka”. Pas ngjarjes, mjeku ligjor tha se shqiptarit i ishin prerë dy gishtat e mëdhenj dhe gishti i vogël i dorës së majtë. Ai ka pësuar tortura pasi lëkura i është çarë dhe i është hedhur ujë me kripë teksa mbahej në dy apartamente në Heliopoli dhe Nea Smirna. Autorët e krimit ishin nga 19 deri në 40 vjeç, shtatë prej tyre nga Shqipëria.