Pak ditë pas goditjes së rëndë që ka
pësuar, duke humbur djalin e vogël 4 vjeçar, Erlindin, familja Fazlija
nga Spreitenbach-u, i kantonit Aargau paraqitet në opinion me deklarimin
se shoferi i makinës Audi, i cili e ka shkelur Erlindin, nuk mban
përgjegjësi për vdekjen e vogëlushit.
Siç ka thënë Skender Fazlija, xhaxhai i
të ndjerit për mediet lokale, “ai nuk ka pasur mundësi të reagonte, kur
ka parë se Erlindi papritmas kishte rënë nga vetura para tij”,tranmseton
albinfo.
“Fare papritur vogëlushi kishte zgjidhur
rripin e sigurisë dhe pastaj kishte hapur derën. Pasi që makina ishte
në rrethrrotullim, dera ishte hapur shumë shpejtë. Djaloshi ra në rrugë
dhe u shkel nga një automobil”, përshkruan Skender Fazlija aksidentin
për Tele M1.
Dy djemtë e Skenderit sot së bashku me
Erlindin duhej të fluturonin për në Kosovë, në pushimet verore. Ai ishte
familjari i parë ë kishte mbërritur në vendin e aksidentit. “Mu desh
t`i qëndroja pranë vëllait, i cili mbante në duar të birin e vdekur”,
thotë Skenderi, i tronditur thellë.
Xhaxhai i Erlindit i falënderon të
gjithë për ndihmën e dhënë. “Të gjithë kalimtarët e rastësishëm ashtu si
dhe punëtorët e ndihmës s parë, vëllai im kanë një falënderim nga
vëllai im”.