NEW DELHI – Disa video “me drita të kuqe”, ku të rinj
të dashuruar shfaqen duke kryer marrëdhënie seksuale në metronë e New
Dehlit, po bëjnë xhiron e botës në internet, duke u shpërndarë në
websitet pornografike.
Sipas gazetës “The Hindustan Times”, videot janë regjistruar nga sistemi i brendshëm i sigurisë së metrosë, por mbetet ende e paqartë mënyra se si ato janë shpërndarë në internet.
Të paktën 250 video të regjistruara në metronë e
New Dehlit që prej vitit 2011, mund të gjenden lehtësisht në internet.
Skandali ka ngjallur polemika të shuma, si për skenat e pahijshme në
vende publike, ashtu edhe për dhunimin e privatësisë, përmes publikimit
të tyre në internet.
Drejtuesit e metrosë së New Delhi kanë nisur hetimet për të zbuluar personat që kanë shpërndarë imazhet pornografike.