Thuhet që dashuria nuk ka moshë. Kjo mbi të gjitha vlen për Moussali
Mohammed al-Moujamaie, një fermer 92 vjeçar irakian, i cili sapo është
martuar, për herë të dytë në jetën e tij, me një vajzë 70 vjet më të re
se ai.
Martesa u kremtua me shumë gëzim mbrëmjen e së enjtes, kur i moshuari
vendosi të celebronte martesën në të njëjtën ditë me atë të dy djemve
të tij të vegjël, të moshave 16 dhe 17 vjeç.
“Jam shumë i lumtur që jam martuar në të njëjtën ditë me dy djemtë e
mi”, u shpreh Moujamaie. “I kam shtyrë dasmat e dy bijve të mi disa herë
në mënyrë që të mund të arrija të gjej një grua të mirë dhe të martohem
të njëjtën ditë me djemtë”, shtoi ai, transmeton BalkanWeb.
Bashkëshortja e tij, Mouna Moukhlif al-Joubari, 22 vjeçe, po ashtu me
origjinë nga fshati i tij, Goubban, në afërsi të Samarras, tha se
shpreson “ta bëjë të lumtur bashkëshortin dhe të pranohej nga fëmijët e
tij”.
Moujamaie, i ve që prej tre vjetësh, ka fëmijë 12 djem dhe katër vajza nga martesa e tij e parë, që zgjati 58 vjet.
Festa, ku të pranishëm ishin liderë të fiseve më të njohura të
rajonit, zgjati katër orë dhe u shoqërua nga këngët, vallëzimet dhe të
shtëna me armë zjarri.