Ia kafshoi organin seksual se i tha t’ia ulte zërin muzikës

f.0703225551200_m
Një mashkull në Britani të Madhe ia ka kafshuar pensin fqinjit të tij pas një zënke për shkak të muzikës së zhurmshme.
41-vjeçari Jason Martin ka qenë aq i nervozuar me 39-vjeçarin Richard Henderson, i cili i kishte thënë që t’ia ulte zërin muzikës, saqë e ka sulmuar dhe ia ka kafshuar organin seksual mbi pizhame derisa është gjakosur.


‘Viktima’ i ka thënë gjykatësit se ‘agresori’ ia kishte kafshuar penisin si të ishte një sandviç dhe e ka lënë të gjakosej krahas dhimbjeve të mëdha.
Kirurgët kanë arritur t’ia shpëtojnë organin duke e qepur.
“Asnjëherë nuk kam përjetuar dhimbje të tillë deri më sot dhe asnjëherë nuk do të dëshiroja ta përjetoj më”, ka deklaruar Henderson.
Pas ardhjes së policëve, Martin që e kishte gojën plot gjak nga kafshimi, u kishte thënë atyre se nuk është e vërtetë se e ka kafshuar sepse nuk ka dhëmbë.
E gjithë ngjarja kishte ndodhur kur Henderson dhe partnerja e tij, Michelle Hilton, ishin shqetësuar nga muzika e zhurmshme që vinte nga shtëpia e Martin gjatë natës dhe viktima kishte shkuar t’i thoshte që t’ia ulte zërin.