Nje krijese e fosilizuar ne forme cigareje qe jetojnte rreth 520 milion vjet me pare eshte zbuluar ne Marok.
“Specia e gjetur rishtazi, Helicocystis moroccoensis, ka karakteristika qe e bejen ate te jete ekinodermi me primitiv qe ka simetri pesepjeseshe.” – tha bashkeautori i studimit Andrew Smith, nje paleontolog ne Muzeun Kombetar Historik te Londres, duke iu referuar nje grupi kafshesh qe perfshijne yllin e detit dhe iriqin e detit. Ekinodermet moderne kane nje simetri me pese pika, si per shembull pese krahet e yllit te detit.
Krijesa primitive, e pershkruar sot ne gazeten Proceedings of the Royal Society B, mundet edhe te ndryshoje formen e trupit te saj nga nje trup i holle ne nje te trashe. Kerkuesit thone qe eshte nje kafshe tranzitore qe mund te ndihmoje e te na shpjegoje se sa shpejt ekinodermet evoluan planet e tyre unike trupore.
Ne vitin 2012, Smith dhe koleget e tij ishin duke germuar neper sedimente qe datonin rreth 520 milion vjet me pare ne Malet Anti-Atlas ne Marok, kur ata zbuluan disa mostra te fosilit te cuditshem.
Krijesa jetonte ne superkontinentin antik te quajtur Gondwana gjate SHperthimit Kambrian, nje periudhe kur te gjitha krijesat qe banonin neper detet dhe jeten ne planet ndryshuan ne mentre dramatike.
Nje prej ekinodermeve me te vjeter, Helicoplacus, qe eshte zbuluar fillimisht ne Malet e kalifornise, ka nje plan trupor spiral por jo simetrik. Dhe te gjithe ekinodermet moderne fillojne si larva me simetri bilaterale, duke ngritur pyetjen se si dhe kur e ka origjinen plani i dallueshem me pese pika i krijesave.
H. moroccoensis, i quajtur sipas vendit ku eshte gjetur, ka nje trup cilindrik qe zgjatej deri ne 4 centimentra. Goja e ekinodermit ishte ne maje te trupit te tij.
“Eshte nje bishe ne forme cigareje, dhe ishte e afte qe te zgjerohej dhe me pas te kontraktohen ne ate forme cigareje.” – tha Smith per LiveScience. “Ndonjehere mund te ishte i shkurter dhe i shendoshe, dhe ndonjehere mund te ishte i gjate dhe i holle.”
Kjo krijese e gjetur rishtaz eshte nje prej ekinodermeve me te vjeter te njohur qe kane pese ambulakra, dhe mund te hedhe drite mbi shume mistere te lidhura me ekinodermet dhe menyren se si ata kane evoluar edhe pjeset e tyre te turpit qe jane unike.
H. moroccoensis eshte gjetur gjithashtu ne sedimente qe permbanin edhe ekinoderme te tjera te cuditshme, shume prej te cileve kishin plane trupore te cuditshme, duke filluar qe nga totalisht asimetrike e deri tek simetrike bilaterale. Varieteti i gjere sugjeron qe keto ktijesa ishin duke kaluar ne nje periudhe ndryshimesh dramatike rreth asaj kohe.
“Pjesa e rendesishme ne lidhje me te gjithe faunen eshte qe deri tani, ka patur shume diversitet ne formen e trupit.” – tha Smith.
“Dhe nderkohe, qe kjo eshte vetem 10 deri ne 15 milion vjet pasi eshte zhvilluar skeletoni kalcit.”
Studime te tjera duhet te behen me krijesen qe te shihet se cfare mund te zbulohet permes saj./Lajm24.info/