Per te pasur nje lekure te bukur eshte e nevojshme nje ushqim kualitativ dhe konsumimi i shumte i lengjeve, por jo vetem kaq. Nese aplikoni disa marifete te vogla, lekura juaj do te shkelqeje edhe pa makijazh. Mirepo fillimisht, mos harroni – shmangni duhanin!
Fytyra
Sipas dermatologeve amerikane se paku njehere ne dite, per nje kohe
prej pese minutash, duhet t’i beni masazh lekures se fytyres me vaj
ulliri. “Nese u demtohet lekura dhe nuk ndjehen kendshem me lekuren tuaj
dhe keni ndjesine e te kruarave, shkrini nje aspirine ne vajin e
ullirit dhe ne kete menyre do te fitoni nje piling te shkelqyeshem”,
thone ekspertet.
Goja
Me brushe te dhembeve ne menyre te lehte pastroni edhe buzet, dhe
pastaj vendosni edhe nje balsam buzesh te pasur me ushqyes. Kur blini
balsam, zgjidhni ato kualitative dhe te prodhuesve te besueshem.
Berrylat
Pjesa e berrylit eshte nje kend qe ekspozohet me se shpeshti ndaj
demtimeve fizike si pasoje e mbeshtetjes, goditjes apo puneve te
perditshme. Per te ulur skuqjen dhe pezmatimin e lekures ne kete pjeses,
eshte mire qe para se t’i lyeni me kremra freskuese, te vendosni ndonje
krem me permbajte kortikosteroidi, qe ka efekt anti-inflamator.
Duart dhe shuplakat
Pervec qe duhet t’i mbani te pastra ne cdo kohe, rregullisht
aplikoni edhe zbutes per te ruajtur lekuren e bute ne duart dhe
shuplakat tuaja. Po ashtu, beni kujdes te vazhdueshem me kremrat qe
perdorni.
Shpina
Se paku njehere ne muaj beni masazh me vaj eterik edhe ne pjeset tjera te lekures, pa harruar ketu edhe shpinen.
Shputat
Ne mengjes dhe ne mbremje beni nje masazh te mire te shputave dhe
pastaj lyeni ato me krem. Ne kete menyre, jo vetem qe do t’u jepni nje
bukuri shputave, por do t’i “energjizoni” ata per nje dite te ngarkuar,
ose pasi perfundimit te nje dite te tille.
Kujdesuni per gjithe trupin
Shmangni larjen me uje te nxehte. Lekura nen ndikimin te nxehtit te
tepert dehidrohet. Perdorni uje te ngrohte (jo te nxehte), dhe pas cdo
dushi lyeni te gjithe lekuren me losion.(mjekunet)