Paratë janë vërtet të rëndësishme dhe vërtet mund ta blejnë lumturinë. Ekonomistët kanë zbuluar se sa më i pasur të jetë një njeri, aq më i kënaqur është me jetën e tij.
Sipas një studimi të ri të ekonomistëve, paraja është e lidhur me kënaqësitë e jetës së personit.
Njerëzit janë pyetur në studim për të vlerësuar nivelet e lumturisë dhe
regjistruan të ardhurat e tyre. Ekonomistët Betsey Stevenson dhe Justin
Wolfers nga Universiteti Michigan duke krahasuar lumturinë e njerëzve
përkundrejt të ardhurave, vlerësojnë se sa më shumë që njerëzit fitojnë,
kënaqësia e tyre e përgjithshme e jetës është më e lartë. Poashtu, nuk
ka prova “për një pikë ngopje” në lidhjen midis parasë dhe lumturisë.
Një studim tjetër i kryer nga shkencëtarë nga University College në
Londër tregon se të rinjtë të cilët raportojnë një nivel më të lartë të
lumturisë dhe kënaqësisë me jetën e tyre fitojnë nivelet më të larta të
të ardhurave më vonë në jetë.