Guardiola: Barca, vetëm një e kaluar e imja

foto


Trajneri i ardhshëm i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka deklaruar se ai është krenar për të arriturat e tij si trajner dhe lojtar me klubin katalanas, por thotë se ai kapitull i jetës së tij është mbyllur.
Guardiola u largua nga Barcelona sezonin e kaluar dhe pas pushimi të bërë për një vit, ai vendosi të nënshkruante me Bayern Munichun. Madje, ai tani ndjen vetëm nostalgji për Barcelonën, pasi thotë se ajo është thjeshtë e kaluara e tij.
“Koha ime te Barcelona ka mbaruar. Njeriu lindet, rritet, dhe bëhet i moshuar”.
“Kur vendosni të largoheni nga një klub, është më mirë për jetën tuaj. Unë isha i lumtur te Barcelona. Unë kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera me ata që kam punuar. Lojtarët që kam pasur duan atë që e bëjnë. Ata kurrë nuk e kanë humbur pasionin qysh nga fëmijëria”.
“Te Barcelona, gjërat shkuan mirë sepse amaterët u bënë profesionistë. Ju jeni kush jeni sepse fitoni në ekipe të mëdha. Përndryshe, përfundoni në humnerë”, ka deklaruar Guardiola.