Ndahen Afërdita dhe Shpati?

Ndahen Afërdita dhe Shpati?



Këngëtari i njohur shqiptar nga Shkupi, Shpat Kasapi i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me modelen nga Mali i Zi Afërdita Dreshaj. Shpati dhe Afërdita u fejuan edhe zyrtarisht para dy viteve, mirëpo  fejesa e tyre ka marrë fund javën e kaluar.
Kështu bën të ditur gazeta “Lajm” e Maqedonisë, duke shtuar se tronditja e parë ndodhi pas fotove të aktorit Leonardo Di Caprio që u besua se ishin bere me Afërdita Dreshajn
“Shpati gjithnjë e më tepër filloi të zbulojë se Afërdita po e shfrytëzon financiarisht. Ai i ka sponsoruar shumë projekte muzikore edhe pse shihej qartë se Aferdita nuk posedon kualitete që të bëhet këngëtare. Kulmi u arrit me sjelljen që e tregoi pas paraqitjes së fotografive të Leonardo Di Caprios. Edhe pse shumë mirë shihej se në ato foto  është e aktorja Margot Robie, Afërdita me mish e me shpirt u mundua të përfitojë nga ato foto bile edhe në kurriz të dinjitetit të vet personal dhe dinjitetit të Shpatit”,transmeton gazeta, të ketë thënë njëfamiljar i Shpatit.
Të njejtën gjë e konfirmon edhe gazeta e Shqipërisë "Mapo", sipas së cilës, vetë Shpati është shprehur se lidhja me modelen dhe këngëtaren Afërdita Dreshaj kishte disa kohë që nuk shkonte mirë ndaj ata kanë menduar që zgjidhja më e mirë është ndarja./Indeksonline/