me ne fund u zbulua sekreti i Coca coles
Sigurisht shumë nga ju preferoni të pini Coca Cola, por pak kush e di se cila është formula e prodhimit të saj. Më në fund ajo doli në shesh. Paketimet apo kanaqet prodhohen në Australinë Perëndimore në afërsi të lumit Marej apo qytezën Pinzar ku ndodhet miniera më e madhe e boksitit në Botë. Ai boksit bluhet, përpunohet nga ai pastaj ndaheht hidroksidi I aluminit I cilipiqet në temperaturat mbi 1000 gradë Celsius për tu shëndrruar kësisoji në aluminuim oksid. Falë elektrolizës ai më pas shëndrrohet në alumin, vendoset në kallëpe, I jipet formë cilindrike për tu transportuar më pas në ShBA përkatësisht në Los Angeles të Kalifornisë, ku cilindrat prehen dhe finalizohet kanqeja. Dhe jo vetëm kaq… Po cfarë ka brenda? Dhe cila është përbërja e kësaj pije shumë të preferuar, e cila prodhohet në sasi prej 70 milion kanaqesh në ditë? Coca Cola prodhohet nga një surup që ka një sasi të një substance të ëmbël e që krijohet nga fruktoza e misrit. Ky surup ka 55% fruktozë të misrit apo 42% të glukozës. Surupi krijohet duke bluar misrin dhe duke e përzier atë me 3 enzime. Ndërkaq ngjyra krijohet falë ngjyrës caramel E-15, substancë kjo e cila prodhohet duke e ngrohur sheqerin me sulfate dhe amonjak, që e krijojnë një thartinë fosforike. Kjo thartinë I jep shije të thartë Coca Colas dhe e largon Arsenin. Coca Colas I shtohen edhe substancat që i japin aromën si vanilla, cimeti, gjethi i kokës. Përbërja e fundit ndërkaq është kofeina e cila fitohet përmes mbështjellësit të arrës, kafes, etj. Të gjitha këto substanca përzihen e zihen deri sa të shëndrrohen në koncentratin që duhet të përzihet me ujë dhe karbondioksid, me çka edhe përmbyllet cikli I prodhimit të Coca Colas./infoGLOBI/