Ledri Vula i lodhur nga sjelljet e ‘njerëzve’!




Ka kohë që ka nisë një jetë krejt ndryshe nga ajo e një artisti. Ledri Vula tash e sa kohë është shkëputur nga muzika, lajm këtë të cilin e pat bërë me dije kohë më parë, ndërsa kohës së fundit duket se është përqendruar tek qejfet e tij.
Por, në gjithë këtë rrugë të tij, duket se nuk po është i lirë për të vepruar qysh ia do qejfi.
Të paktën këtë të len të kuptojmë vetë statusi që Ledri ka postuar nëpër rrjetet sociale, ndërsa ka bërë me dije se po e pengojnë fjalët e njerëzve.
“Me pas ma shumë njerëz që ti thonë senet në sy, ma shumë njerëz kishin dit me zgjedhë profesionin”, ka shkruar ish-anëtari i grupi ‘Skill’ në profilin e tij në rrjetin social në ‘Twitter’.