Rrjeti social më i popullarizuar ka zbuluar detajet lidhur me ndryshimet e reja në news feed të vetin. Muri i tejngarkuar dhe konfuz me risitë dhe ndodhitë lidhur me miqtë dhe faqet tuaja që i përcillni do të pësojë më së shumti ndryshime në kuptim të dizajnit, dhe do të thjeshtësohet, i fokusuar në fotografi më të mëdha dhe dizajn shumë më afër platformave mobile. Tashmë ka filluar aplikimi i dizajnit të ri, por disa shfrytëzuesve mund t’u duhet të presin edhe disa javë. Të padurueshmit mund ta shohin si duket news feed i ri në adresën https://www.facebook.com/about/newsfeed/ si dhe munden edhe të regjistrohen për ta pasur atë diç më herët.