Cristiano është më i miri në histori



Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ia ka ngritur vetëbesimin Cristiano Ronaldos deri në maksimum para ndeshjes së stinorit për Klubin “Mbretëror”.

Eksperti portugez ka thënë se Cristiano është futbollisti më i mirë në histori, respektivisht më i mirë se Pele dhe Maradona.
“Si do ta ndalë United Ronaldon? Ky nuk është problemi im, sepse nuk dua ta ndalojnë. Ky është problemi i tyre”, ka thënë Mourinho dhe ka shtuar:
“Ai është më i miri. Po, po, ai është më i miri në botë. Sigurisht edhe më i miri në histori. E kam para Maradonën disa herë duke luajtur. Pelen kurrë s’e kam parë. Por Cristiano është i jashtëzakonshëm. Ai është më i miri. Por, as ai nuk mund të fitoj i vetëm. Çelësi është në skuadër, kurse balanci është i domosdoshëm”, ka thënë Mourinho. (ORAinfo)