Tuna: Martohem vetëm me shqiptar
Këto komente Tuna i ka bërë në RTV21 kur ka folur duke iu përgjigjur pyetjeve të publikut që i bënin nëpërmjet Facebook-ut. Në pyetjen se a pëlqen një djalë nga Kosova, Shqipëria apo Maqedonia, është përgjigjur duke thënë se mjafton të jetë shqiptar.
“Nuk më intereson se nga është. Mjafton të jetë shqiptar, sepse martohem vetëm me shqiptar jo me të huaj. Kaq.”, ka thënë Tuna.
Por kjo nuk është e tëra. Tuna e ka edhe një dëshirë.
Këngëtarja shqiptare nga Shkupi, Altuna Sejdiu – Tuna, beson se një ditë do të botohet një libër biografik për të. Duke iu përgjigjur pyetjes se sa dhurata merr nga fansat, Tuna ka thënë se i vijnë shumë fotografi, vizatime e gjëra të tjera.
“I arkivoj të gjitha dhe i ruaj mirë. Do të më hyjnë në punë kur të shkruaj ndonjë libër ose nëse do të shkruajnë një libër biografik për mua dhe do t’i përdorin”, ka thënë ajo.