Këngëtarja e famshme Irma Libohova, duke folur për etapën në të cilën ndodhet jeta e saj aktualisht, u shpreh për TCH, se ndihet “e realizuar në të gjitha aspektet”.
Si i ka ndryshuar jeta – Jam mbi 50 vjeç dhe mendoj se mënyra se si logjikon ndryshon krejtësisht dhe ndryshon stili i veshjes.
Raporti me nusen e djalit – Kemi një raport të çlirët me njëra-tjetrën. E rëndësishme është që çiftet e reja të jetojnë jetën e tyre të pashqetësuar.
Raporti me nusen e djalit – Kemi një raport të çlirët me njëra-tjetrën. E rëndësishme është që çiftet e reja të jetojnë jetën e tyre të pashqetësuar.
Mosha e gruas – Asnje grua nuk duhet të vuajë moshën. Sipas mundësive, gratë duhet të shijojnë etapat e ndryshme të moshës. Është e rëndësishme të kesh një jetë të qetë, pa abuzime dhe probleme.
E ardhmja – Detyrat e rëndësishme i kam mbaruar. Kam rritur djalin dhe e kam edukuar. Detyra tjetër tani është të shijoj jetën. Duke pirë kafe, duke bërë një këngë të re, duke bërë thashetheme (qesh).
Marrëdhënia me Eranda Libohovën – Kemi 11 vite diferencë dhe e kam si fëmijën tim. Më duket sikur e kam rritur. E shoh më shumë si vajzë edhe pse e kam edhe motër edhe shoqe.
Kënga e radhës që kemi në projekt është për dhunën kundër gruas. Do të bëjmë së shpejti videoklipin.

Dieta - Nuk ha më ushqime me yndyrna dhe falë fizikut tim të imët nuk kam marrë shumë kile të tepërta.
Ëndrrat - Ndihem e realizuar në çdo aspekt të jetës. Unë mendoj se kam gjithçka të mirë që mund të ketë njeriu në jetë.
Ëndrrat - Ndihem e realizuar në çdo aspekt të jetës. Unë mendoj se kam gjithçka të mirë që mund të ketë njeriu në jetë.
Facebook - Nuk kam profil në Facebook dhe nuk do të kem. Nuk kam gjë kundër rrjeteve sociale, por nuk më pëlqen fakti që njerëzit nxjerrin gjithçka aty ku mund të lexojë kushdo.
Fëmijëria – Si të gjitha familjet e tjera shqiptare nuk ishim të pasur. Mund të them ishim të pasur në varfërinë tonë. Ka pasur shumë harmoni në familjen tonë sepse të gjithë këndonim. Kam punuar që 14 vjeç. Nuk më vinte keq sepse punoja që të shkollohej vëllai im i vogël, ashtu siç ka punuar që 14 vjeç vëllai i madh që të shkollohesha unë.