Historia e Rozofës përsëritet edhe në kohët moderne. Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur një shqiptareje 35-vjeçare në Itali. Trupi i saj është gjetur i murosur në shtëpinë e ish-të dashurit në Fontechiari të shtetit italian. Samantha Fava ishte shpallur e zhdukur një vit më parë nga policia italiane. 35-vjeçarja kishte një fëmijë dhe ishte divorcuar nga bashkëshorti. Ky i fundit denoncoi në polici zhdukjen e saj./LajmeFlash.net/