Talenti
kosovar i Bayern Munichut, mesfushori Xherdan Shaqiri është shqiptari i
parë që fiton Ligën e Kampionëve, duke hyrë kështu në histori.
Edhe pse nuk luajti për asnjë minutë në finalen kundër Borussia
Dortmundit, Xherdani ka treguar gjest të madh. “Shaqa”, derisa po bëhet
gati të pranoj medaljen e artë dhe ngritjen e trofeut, mban mbi supe
flamurin e Kosovës.
Aty ai ka edhe atë të Zvicrës, shtet ky që i dha mundësinë për të qenë këtu ku është sonte.
Kosova mburret me ty, Xherdan!