Prej kohësh, seriali “Sulejmani i madhërishëm” është cilësuar si
realizimi më i madhë turk i të gjitha kohërave. Kjo për faktin se është investuar jashtëzakonisht shumë në të, në aktorët dhe gjithçka tjetër që e përbënë këtë serial.
Aktorët me famë kishin konkurruar për të marrë ndonjë rol në këtë
projekt, por njëri nga rolet kryesore të serialit, ai i dashurisë së
Sulltanit, sulltanesha Hyrrem, i takoi 29 vjeçares Meryem Uzerli, e cila
nuk kishte as edhe një ditë përvojë në këtë fushë.
Tani, ajo ka braktisur vendin që i dhuroi famën, Turqinë, për tu rikthyer nëGjermani.
“Jam keq.
Nuk mund të duroj më asnjë ditë në Turqi. Po kthehem në Berlin”, ka
deklaruar ajo dhe është paraqitur në një klinikë rehabilitimi.
Aktorja ka humbur vetëdijen pasi ka festuar episodin e 100-të të
serialit, i cili e bëri të famshme. Menjëherë është thirrur ndihma e
shpejtë dhe më pas është diagnostikuar me lodhje kronike dhe rraskapitje
mendore. Meryem është e prirë ndaj depresionit, ndërsa atë e lodhin
edhe fansat, për shkak të të cilëve nuk mund ta bëjë si duhet jetën
private.
Me të në Gjermani ka shkruar edhe i fejuari i saj, Can Ates, ndërsa
familja është e shqetësuar, sepse ajo e ka të vështirë të përballet me
stresin.
Nga ana tjetër thuhet se producentët e serialit kanë mbajtur audicione të fshehta për të gjetur aktore zëvendësuese.
