Shaqiri në sexhde: Falenderimet i takojnë Zotit

 



Shqiptari i Bayern Munchen fitoi Champions League-n e tij të parë në finalen e “Wembley” përballë Borussia Dortmund, por si një besimtar i devotshëm nuk harroi të falenderoi Zotin për suksesin e tij historik.
21-vjeçari nga Gjilani u pa në përfundim të ndeshjes duke festuar me flamurin e Kosovës dhe Zvicrës por pak çaste më pas Shaqiri postoi në profilin e tij në Facebook një foto ku shihet qartë gjesti që kryen në shenjë falenderimi ndaj Zotit.