Një
e mitur serbe është paraqitur në stacionin policor së bashku me nënë e
saj dhe dy vëllezërit për të lajmëruar rastin e dhunimit, i cili ka
ndodhur me 06.05.2013 në parkun e qytetit në afërsi të nje ndërtese nga
dy të dyshuar të mitur meshkuj Serbë.
Viktima dhe të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e prindërve të tyre nga hetuesit policor, njofton Policia e Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./indeksonline/