UEFA ka përzgjedhur golin më të bukur të Champions League 2012-2013. Philippe Mexes është autori i golit të vitit në Europë.Mbrojtësi francez i Milan ishte autori i një supergoli në ndeshjen kundër Anderlecht, e vlefshme për javën e pestë të fazës së grupeve në Champions League.
Pas një krosimi në zonë, edhe pse ishte në një pozicion pothuajse të pamundur, Mexes nuk u mendua dy herë dhe me një super-roveshatë mposhti portierin e kampionëve belg.