Nuk janë të pakta rastet kur fëmijët lindin me anomali dhe
çrregullime mjaft të dukshme. Por një prej këtyre çrregullimeve të
rralla ka bërë mjaft bujë në gjithë botën. Video e hedhur në YouTube
vazhdon të shikohet edhe sot, edhe pse kanë kaluar vite nga ky rast.
Bëhet fjalë për ardhjen në jetë të një foshnjeje me fytyrë mjaft të
çuditshme, që ngjante si bretkosë. Vogëlushi ishte pa qafë, kokën e
kishte të madhe, si bretkosë dhe sytë shumë të mëdhenj. Kjo foshnje
lindi në spitalin Gaurishnkar në Charikot, Nepal. Prindërit e tij ishin
Nir Bahadur Karki dhe Suntali Karki.