Gruaja e dhunuar dy ditë më parë në fshatin Alikokë të Vlorës, e cila si pasojë e rrahjes barbare nga i shoqi u shtrua në spital, ka ndërruar jetë ditën e sotme, duke mos u mbijetuar plagëve të marra.
45 vjeçarja Lumturi Selimaj, nënë e dy fëmijëve gjeti vdekjen në spitalin e Vlorës, pavarësisht ndihmës së marrë, për shkak të goditjes dhe të çarave në kokë nga bashkëshorti i saj Gëzim Selimaj 49 vjeç, shkruan noa.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Alikokë ku gjatë një konflikti për motive të dobëta 49 vjeçari goditi me sende të forta në kokë bashkëshorten e tij duke i shkaktuar dëmtime të shumta dhe të çara në kokë dhe në trup.
Menjëherë në banesë shkuan shërbimet e policisë të cilat kryen veprimet e para procedurale dhe bënë të mundur kapjen e menjëhershme dhe arrestimin në flagrancë të Gëzim Selimin për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë./Indeksonline/